PDK: Kapja e Kuvendit nga “Syri i Popullit”, Konjufca me i tregue lidhjet familjare me të dënuemin Ramabaja

Partia Demokratike e Kosovës përmes nji komunikate për media, ka kërkue sqarime nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca për lidhjet e tij familjare me anëtarin e dënuem të “Syrit të Popullit”, Sadri Ramabajën.

Komunikata e plotë:

Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e “Syrit të Popullit”, duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat.

Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.

PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste.

Shperndaje në: