Takimi VV-LDK, Vjosa Osmani jep nji konfirmim

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ba me dije se shumë shpejt kanë me u takue më përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje me ba përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Në nji intervistë për KosovaPress, Osmani e la të hapun mundësinë që përkundër afatit të vnuem deri ditën e Diell me u negociue, ata me u takue edhe ma vonë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo.

Shperndaje në: