Bahen 1 muej, deputetët marrin pagat e para pa ba asgja

Sot janë ba 30 ditë që nga konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, 120 deputetët do të marrin pagat e tyne të para pa ba asnji punë përmbajtjesore që lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Njohësi i çashtjeve politike në vend, Blerim Vela, ka thanë se po bahen 1 muej dhe Kuvendi i Kosovës nuk ka formue as Komisionet Parlamentar dhe funksionalizimi i Kuvendit nuk po ndodhë.

Postimi i plotë nga Vela:

Kryesia e Kuvendit – shprese e perzier me dembeli

Neser behen 30 dite nga konstituimi i Kuvendit te Kosoves. Gjate ketyre 30 diteve, 120 deputete jane mbledhur vetem gjate seances konstituive dhe nuk kane mbajtur asnje takim tjeter. Megjithate, deputetet kane marre pagat e tyre te para pa bere asnje pune permbajtesore qe lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Kjo perberje e Kryesise se Kuvendit eshte me e ngathta qe nga ajo e vitit 2001. Jane bere 29 dite nga konstituimi i Kuvendit dhe ende nuk jane krijuar komisionet parlamentare. Nese vendimi per zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit eshte i pakthyeshem, do te ishte e udhes qe te funksionalizohej puna e Kuvendit sa me pare…

Shperndaje në: