Ky asht nji lajm i keq për fansat e flaktë të futbollit

Tifozët e përkushtuem të futbollit përjetojnë nivele të nalta të stresit fizik derisa kqyrin ekipin e tyne, saqë ato mundet me ju shkaktue probleme në zemër.

Studimi i Oxfordit testoi pështymën e tifozëve brazilianë gjatë humbjes së tyne historike kundrejt Gjermanisë 7-1, në Kampionatin Botnor të Futbollit më 2014.

Aty u gjet se nivelet e hormonit kortizol u rriten befas dhe me shpejtësi të madhe.

Kjo mundet me qenë e rrezikshme, mbasi kortizoli i ngritun rrit presionin e gjakut dhe e ban zemrën me rrehë shpejt, thonë studiuesit.

“Tifozët që janë të lidhun ngushtë me ekipin e tyne – donmethanë, ndjejnë se janë nji me të – përjetojnë stresin ma të madh fiziologjik kur kqyrin nji ndeshje”, tha Martha Newson, hulumtuese në Qendrën për Studime dhe Kohezion Social në Oxford.

Shperndaje në: