Grenell e Vucic përplasen në Beograd për taksën dhe fushatën e çnjohjeve

Emisari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizitue Prishtinën dhe Beogardin, me qëllim të zhbllokimit të situatës dhe rikthimit të palëve në tryezën e dialogut.

Grenell ka kërkue në Beograd ndalimin e fushatës së çnjohjeve nga Serbia ndaj Kosovës.

Shkrimi:

“Dje në Prishtinë e kam bërë shumë të qartë me çdo kënd që jam takuar se tarifa duhet të hiqet. Është e papranueshme. Unë gjithashtu kam sjellë këtu të njëjtën kërkesë, që kampanja e çnjohjeve duhet të ndalet”, ka thënë Grenell.

Megjithatë ndaj një kërkese të tillë të SHBA-së, njëjtë sikurse Daçiq ka reaguar në konferencën e përbashkët për media edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, duke e cilësuar si një kërkesë të papranueshme.

Vuçiq gjithashtu i ka thënë Grenellit se nuk mund të barazohet heqja e taksës me fushatën e çnjohjeve dhe se kjo kërkesë është jo-proporcionale.

“Unë nuk e pranoj ekuacionin për heqjen e taksës dhe ndaljen e fushatës për çnjohje”, ka thënë Vuçiq, duke përsëritur faktin se Serbia ka qëndrim shumë të ndryshëm ndaj Kosovës krahasuar me SHBA-në.

I pari i Serbisë është shprehur se çnjohjet janë detyrë kombëtare e Serbisë.

“Ne kemi një qëndrim kombëtar sa i përket pavarësisë së Kosovës, i cili është i ndryshëm nga ai i SHBA-së. Ata duhen sa më shumë njohje që është e mundur, ne nuk duam dhe është puna jonë të bëjmë diçka të tillë. Për mua nuk është e njëjta, sepse taksa është vendosur pa asnjë arsye”, ka thënë kreu i Serbisë.

Megjithatë Richard Grenell është treguar i qartë dhe ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre drejt marrëveshjes finale atëherë SHBA’ja do të tërhiqet, ndërkohë vetë Grenell ka thënë se do të merret me ndonjë punë tjetër.

Richard Grenell ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin pas arritjes së marrëveshjes për hapësirën ajrore në mes të Serbisë deh Kosovës që do të mundësojë fluturime në linjën Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas disa herë në javë, ndërkohë të hënën në Berlin, Grenell do të pret ekspertë të hekurudhave nga dy shtetet, drejt arritjes së një marrëveshje të radhës për hapjen e një linje hekurudhore Prishtinë-Beograd.

Shperndaje në: