Presidenti Thaçi, vizitë në SHBA?

Mbas situatës së krijueme dhe zhvillimeve politike të fundit në vend, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, frik pritet me udhëtue drejt Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Ai së fundmi udhëtoi në Zvicër ku krah liderëve të ndryshëm mori pjesë në Forumin Botnor Ekonomik të Davosit, pjesë e të cilit ishte edhe shefi i shtetit ma të fuqishëm në botë, Donald Trump.

Por, rreth nji udhëtimi të radhës të Presidentit Thaçi, la mundësi të hapun Zavendëspresidenti i Atlantic Council, Damon Wilson, kur e përmendi lidhun me zhvillimet e fundit në vend.

Siç shkruen VOA, Damon Wilson, mundësinë e nji vizite të afërt të Presidentit Hashim Thaçi në Washington, e bani të ditun gjatë nji interviste në edicionin e gjuhës serbe.

”E shihni që asht e komplikueme, sepse demokracitë janë të komplikueme”, ka thanë Wilson.

Megjithatë, ai thotë se zgjatja e procesit të krijimit të qeverisë asht nji gja e mirë për me dëshmue demokracinë dhe bashkëpunimin në Kosovë që kanë evolue shumë shpejtë.

”Kjo asht e lavdueshme”, ka shtue tutje Wilson.

Ai dhe e paralajmëroi vizitën e Presidentit Thaçi në Washington:

”Atje asht edhe Presidenti Thaçi, unë mendoj se frik ka me vizitue Washingtonin”.

Shperndaje në: