Shkon në 18 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi asht randue edhe ma shumë.

Raportohet se deri tash janë 18 persona që kanë humbë jetën.

Kurse, numri i personave të plagosun llogaritet me qenë 553.

Termeti prej 6.8 balle u regjistrue ne qytetin Sivrice ne provincen Elazig, dhe shkaktoi rrximin e ndertesave, kurse banoret u nguten me dale ne rruge. 

Dridhjet po ashtu jane ndi edhe ne shtetet fqinje ne Siri, Libi dhe Iran. 

Termetet jane te zakonshme dhe te shpeshta ne Turqi, por ma i fuqishmi ka ndodhe ne qytetin perendimor ne Izmit ne vitin 1999, nga i cili vdiqen rreth 17,000 njerez. 

Zyrtaret kane dergue shtreten, tenda dhe batanije ne zone, ku temperaturat naten bien nen 0 grade. 

 

Qyteti Sivrice ka rreth 4000 banore dhe asht vend i njoftun turistik ne breg te liqenit Hazar, ku buron lumi Tigris. 

Shperndaje në: