Presidenti i gatshëm me ndihmue Turqinë

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka shprehë solidaritet dhe gatishmëri që Kosova me dërgojë ndihmë të menjihershme operative në ndihmë për Turqinë, e cila u godit nga tërmeti shkatërrues.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkrue Presidenti në Twitter.

Shperndaje në: