Personi që “parashikoi” vdekjen e Kobe Bryant ndihet shumë i penduem: Më falni…(foto)

Mbas vdekjes së yllit të basketbollit, Kobe Bryant, në rrjetet sociale qarkullonte nji fotografi e cila tregonte djaloshin që kishte ”parashikue” vdekjen e tij, e pikërisht në nji helikopter ashtu edhe siç ndodhi në mënyrë tragjike natën e sontme.

”Noso”, kishte parashikue këtë ngjarje qysh në vitin 2012.

Ai kishte shkrue nji tweet në profilin e tij: ”Kobe ka me vdekë në nji përplasje me helikopter” shkruhej në tweet’in e djaloshit. Por mbasi ndodhi aksidenti, ai u ”gozhdue” nga fansat e basketbollistit tue mbetë tmerrësisht të befasuem me parashikimin e tij, dhe gjithashtu tue u ndje konfuzë e skeptikë.

Ndërsa, erdhi edhe reagimi i ”parashikuesit”, në bazë të cilit dukej se ai ndihej në faj por edhe i trishtuem nga ngjarja që kishte ndodhë.

Shperndaje në: