Marrëveshja me VV’n, befason LDK’ja me këtë veprim?

Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’s asht në prag të finalizimit.

Shkrimi:

Burime të lajmi.net, brenda Vetëvendosjes mësohet se tashmë Mustafa është dorëzuar përballë Kurtit dhe ka pranuar që të hyjë në qeveri duke marrë 6 ministri dhe një zotim për mbështetje për ta bërë presidentin nga LDK-ja.

Si duket sondazhet e fundit dhe rezultatet e tyre që e nxjerrin LDK-në me një rënie të theksuar kanë qenë përcaktuese për dorëzimin e Isa Mustafës karshi Albin Kurtit, me kërkesa edhe më minimaliste se që ishin ofertat fillestare.

Sipas këtij burimi, Mustafa ka pranuar ofertën 6 me 4 ministri, në favor të LDK-së, pa lëvizjen e Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

LDK-ja do ta marrë shtesë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku Vjosa Osmani do të emërohet ministre.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet që të takohen sot pasdite, ku planifikohet të finalizohet edhe marrëveshja e dakorduar parimisht. Megjithatë, kundër saj ka shumë zëra brenda LDK-së, ku këtë marrëveshje po e shohin si debakël partiak përballë Vetëvendosjes.

Po ashtu, struktura brenda LDK-së po e vlerësojnë këtë si një fitore të Vjosa Osmanit përballë Agim Veliut dhe Isa Mustafës, pasi që dihet publikisht se ajo e synonte këtë marrëveshje me çdo kusht. /Lajmi.net/

Shperndaje në: