Përfundon takimi për hekurudhat midis Kosovës dhe Serbisë

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuen të Hanën në Ambasadën e Shteteve të Bashkueme në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguem i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtarët biseduen për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari për media i Grenellit, Dick Custin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi ka përfundue, porse, tash për tash, nuk ka informacione shtesë.

Arritjen e marrëveshjes për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë e konfirmuen të Premten Grenell dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Shperndaje në: