Studimi: Dy ilaçe të kombinueme munden me i kthye mbas damet e artritit

Shkencëtarët kanë zbulue se kombinimi i dy ilaçeve eksperimentale kthen mbrapsht shejat qelizore dhe molekulare të osteoartritit te mijtë, si dhe në qelizat e izolueme të kërcit te njeriu. Rezultatet e nji studimi të ri u botuen në revistën “Protein & Cell”, me 16 Kallnor 2020.

Shkrimi:

“Ajo që është vërtet interesante është se kjo është potencialisht një terapi që mund të përkthehet në rezultate klinike mjaft lehtë“, thotë Juan Carlos Izpisua Belmonte, autori kryesor i studimit.

Osteoartriti është çrregullimi më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara dhe përhapja e tij pritet të rritet në vitet e ardhshme për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së shkallës së obezitetit. Sëmundja shkaktohet nga ndryshimet graduale të kërcit që mbështjellin kockat dhe nyjet. Gjatë plakjes dhe stresit të përsëritur, molekulat dhe gjenet në qelizat e këtij kërci muskulor ndryshojnë, duke çuar përfundimisht në prishjen e kërcit dhe mbingarkesën e kockave kryesore, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi kronike.

Ndërsa ilaçet αKLOTHO dhe TGFβR2 veç e veç thjesht e ulnin ritmin e sëmundjes, shkencëtarët vunë re se të dyja së bashku ishin më efektive.

Eksperimenti me minj tregoi se gjashtë javë pas trajtimit me këtë kurë të kombinuar, minjtë rimorën kontrollin e gjunjve, duke kaluar nga shkalla 2 e sëmundjes, në shkallën 4.

Mjekët janë optimistë se ky trajtim do të funksionojë mirë edhe te njerëzit.

Shperndaje në: