LDK nuk heq dorë nga kërkesat e saja për bashkëqeverisje, Veliu i qartë me VV’n

Lidhja Demokratike e Kosovës, asht deklarue se qëndron mbrapa ofertës së saj për bashkëqeverisje.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka deklarue se partia e tij qëndron mbrapa ofertës së fundit që i ka propozue Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Në nji prononcim për medie mbas mbledhjes së Kryesisë së LDK, Veliu deklaroi, se LDK dëshiron postin e kryeparlamentarit dhe pesë ministrive, dhe se simbas tij, posti i presidentit asht i padiskutueshëm, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu bani të ditun se shpreson që gjatë ditës së sotme me pasë nji takim ndërmjet liderëve të të dyja subjekteve politike, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit dhe me u sqarue përfundimisht se a do të arrihet marrëveshja apo jo.

Shperndaje në: