Haradinaj: Gjermania sot mori nji vendim të madh për Kosovën, tash ma afër se kurrë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftue se Gjermania sot ka marrë nji vendim të madh për raportet në mes të dy shteteve, dhe simbas tij, tash vendi ynë dhe ai gjerman do të jenë ma afër se asnjiherë ma parë.

Haradinaj ka njoftue se qeveria gjermane ka heqë Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikim të Sigurisë.

“Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë! Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve. Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel!, ka shkrue Haradinaj në Facebook.

 

Shperndaje në: