Shokon kangëtari kosovar: Sa ma shumë gabime bani, aq ma shumë dashnore kanë burrat tuej (foto)

Vetëm para do dite, Robert Berisha publikoi kangën me titullin “Dashnorja” çka dhezi shumë reagime në rrjet, sepse nuk ndodh shpesh që nji kangëtar me i dedikue nji kangë grues së dytë me të cilën mban lidhje paralele.

Pyetun pikërisht për këto reagime, i ftuem në “Prive”, Robert Berisha pati nji përgjigje të çuditshme.

Duke iu drejtuar kameras, këngëtari qetësisht i bëri thirrje të gjitha grave që po e ndjekin intervistën që të sillen mirë dhe të jenë të pëlqyeshme me burrat e tyre, të mos bëjnë gabime sepse sipas Robertit, gabimet e tyre shtojnë edhe numrin e dashnoreve për burrat.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare.

Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë”, ka përfunduar Roberti, që pak kohë më parë u nda nga gruaja e tij Nora Istrefi, ndërsa në media pati aludime se shkak ishte pikërisht tradhtia.

Shperndaje në: