Veseli, deklaratë të fuqishme: Nëse LVV dhe LDK ikin nga përgjegjësitë, PDK ka me qenë në udhëheqje të vendit

Lideri i PDK, Kadri Veseli, tha sonte se nëse kështu ikin frigacakët për marrjen e përgjegjësive, në këtë rast LVV dhe LDK, shumë shpejt ka me pasë fushatë zgjedhore dhe PDK ka me qenë në pushtet.

Ende nuk është fushatë elektorale, por po ua jep fjalën, në qoftë se këta frikacakët, ikin si struc kështu si po ikin me i marrë përgjegjësitë, shumë shpejt do të ketë fushatë elektorale dhe shumë shpejt do të jetë Partia Demokratike e Kosovës në udhëheqje të vendit. Ju jeni të rijnë, por një gjë duhet të jetë e qartë, se secili duhet më marrë përgjegjësi. Duhet me pasur guxim, duhet me pas vizion, duhet me pasur ndershmëri e moral për t’i shërbyer vendit dhe shtetin tënd”, tha Veseli..

Kjo çka po ndodhë në këto ditë dhe në këta muaj, është një reflektim jo pozitiv. Ajo çka po manifestohet aktualisht më tepër është shqetësuese. Ajo çfarë po përçohet si mesazh, si mentalitet dhe ajo çfarë po përçohet edhe si frikë se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Duhet të merren përgjegjësitë, rezultati zgjedhor ka qenë ai i cili ka qenë, populli ka fol dhe askush s’ka të drejtë të mallkojë qytetarët e vendit të vet. Por e ka për obligim të merr përgjegjësitë të cilat i ka, në mënyrë që ky vend të ec edhe më përpara, sepse cikli pozitë-opozitë do të ekzistoj gjithmonë. Ajo çka asnjë herë nuk duhet të dëmtohet është shteti, zhvillimi ekonomik dhe sovraniteti I Kosovës. Me këtë formë, me këtë mentalitet po e rrënojnë këta njerëz shtetin tonë, po e forcojnë Serbinë”, theksoi ai.

Shperndaje në: