‘Isa Ranch’ nuk kryen punë: Albin Kurti kërkon ndërhymjen e ndërkombëtareve

Mbas dështimit të arritjes së marrëveshjes në institucione, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja i kishin zhvendosë takimet tashma nëpër oda dhe zyre private, e që dështuen gjithashtu. Ndërsa tash, Albin Kurti dhe partia e tij po kërkon ndërhymjen e ndërkombëtarëve.

Shkrimi:

Të premten në mbrëmje, Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti i kishte shkuar në konak Isa Mustafës, në vilën e tij në Prapashticë që kjo parti dikur e quante ‘Isa Ranch’.

Kurti kishte shkuar për një prekjeje të radhës në mënyrë që të arrihet deri të një pajtim për arritjen e një koalicioni.
Por as kjo për pjekje nuk prodhoi asnjë ndryshim.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ju kthyen takimit në hapësirat e institucioneve por as kjo nuk dha ndonjë rezultat konkret.

Takimi në hapësirat e Kuvendit të Kosovës zgjati rreth 3 orë, por që e gjitha që u arrit ishte pajtimi për një takim të radhës.

Vetëvendosje ka njoftuar sot se një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftimin e VV’së.
Kjo kërkesë është një tregues që VV’ja është dorëzuar, dhe po kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtare, diçka që askush nuk e ka pritur nga një subjekt politik si Lëvizja Vetëvendosje e cila vazhdimisht ka qenë kundër këtyre ndërhyrjeve.

Kanë kaluar 113 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve dhe përpjekjet e vazhdueshme nga këto parti për të formuar ‘koalicionin e shpresës’ kanë dështuar.

Kanë qenë postet dhe ndarja e pushtetit që i kanë penguar këto parti që të arrijnë një marrëveshje për krijimin e qeverisë

Shperndaje në: