Ahmeti: Presioni me u ndërtu lagjja në Badoc ma së shumti m’ka ardhë nga Vetëvendosja

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thanë sot se ka pasë presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badocit.

Ai ka thanë asht pro anulimit të kushteve të ndërtimit, por këtë ma s’pari duhet me ba ministria.

Me këtë rast ka nisë polemika me asambleistët e Vetëvendosjes. Me nji moment, kryetari Ahmeti i asht drejtue asambleistëve të Vetëvendosjes.

“Mos më shtini me folë se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”, ka thanë Ahmeti.

Shperndaje në: