Pak orë para takimit ndërmjet VV e LDK nën prezencën e QUINT, flet Haki Rugova

Zyrtari i naltë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, pak orë para takimit të radhës ndërmjet VV dhe LDK, ku prezent do të jenë edhe ambasadorët e QUINT, në nji prononcim për Gazeta Blic e ka komentue ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që me marrë ministri shtesë në kompenzim për postin e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka thanë se posti i kryetarit të Kuvendit duhet m’i takue Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nëse më pyesni mua, unë mendoj që LDK-së i takon edhe posti i kryetarit të Kuvendit, por edhe posti i Ministrit të Punëve të Jashtme”, tha ai për Gazeta Blic, tue shtue se duhet vazhdue bisedimet me partinë e Kurtit.

Ai tha se këto negociata nuk ban me u ndërpre deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Unë jam që të hyjmë në një koalicion me Vetëvendosjen”, tha ndër të tjera Rugova.

Shperndaje në: