Takimi VV-LDK, reagon QUINT’I

Përfaqësuesit e shteteve të Quint’it në Kosovë kanë dalë me nji deklaratë të përbashkët për media lidhun me takimin e sotëm që do të mbahet në mes të VV dhe LDK e ku u tha se do të jenë prezent edhe ambasadorët e këtyne shteteve.

Në nji deklaratë lëshue nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretnisë së Bashkueme dhe Shteteve të Bashkueme sqarojnë qëndrimin e tyne lidhun me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë.

Aty thuhet se janë ta pasakta konkludimet se QUINT’i përkrah njI parti apo kandidat të caktuem.

“Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, ku thuhet se ‘Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratë të shteteve të QUINT’it.

Shperndaje në: