Turqia nuk gjen qetësi, nji tjetër tërmet i fortë godet pjesën perëndimore të vendit

Mbas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 simbas shkallës Rihter, që goditi Turqinë para do dite, tue shkaktue 41 viktima, toka në këtë shtet vazhdon me u dridhë.

Simbas EMSC, tërmeti i rradhës u regjistrue 14 km në jug të qytetit Balikesir dhe 99 km në verilindje të Izmirit, rreth orës 14:26 të orës lokale

Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 5.2, ndërsa nuk raportohet deri tash për dame materiale apo persona të lënduem

Shperndaje në: