Letra prekëse e LeBron James për Kobe Bryant

Mija njerëz kanë shkrue ngushëllime dhe dedikime për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, mbasi ai vdiq në nji përplasje tragjike me helikopter me 26 Kallnor.

Por, nji nga ma emocionueset asht ai i yllit të NBA, LeBron James, i cili sapo ka postue nji mesazh të përzemërt për mënyrën sesi vdekja tragjike e 41-vjeçarit e ka ba me përjetue keq.

Postimi i LeBron James:

“Nuk jam ende gati, por ia ku filloj. Jam ulur këtu, duke u përpjekur të për të shkruar diçka në këtë postim, por sa herë mendoj për ty, për Xhixhin, miqësinë dhe vëllazërinë që na bashkonte nis të qajë! E dëgjova zërin tënd të dielën në mëngjes pata se të lija Filadelfian për t’u kthyer në Los Anxhelos. Nuk mund ta mendoja për miliona vjet se ajo do ishte biseda jonë e fundit. Si dreqin?! Të dua vëllai im i madh. Zemra ime do jetë te Vanesa dhe fëmijët! Do doja të thoja shumë për ne të dy këtu… Ne të Lakers. Të premtoj se do të marrë mbi shpatulla trashëgiminë tënde dhe premtoj të vazhdoj atë që ke bërë. Më jep forcë nga atje lart dhe kujdesu për mua në këtë mision. Unë do kujdesem për “Ne” këtu. Ka edhe shumë gjëra që do doja të thoja por nuk mundem, nuk mundem të vazhdoj! Deri kur të takohemi përsëri vëlla.”

Shperndaje në: