PDK: Urgjentisht me dhanë dorëheqjen Glauku, ka lidhje me organizatën terroriste!?

Partia Demokratike e Kosovës asht tue vazhdue insistimin e saj që Glauk Konjufca me dhanë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Shef i Grupit parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza, ka deklarue se kjo kërkesë bazohet në lidhjet e Konjufës me grupin kriminal, “Syri i popullit”.

“Ai është i lidhur ngushtë me njërin prej protagonistëve, Sadri Ramabaja, asamblistin e VV-së. Aktivitetet e kësaj organizate, të dënuar për veprimtari terroriste, janë produkt i një fushate të gjatë intensive. Kjo fushatë u përshkallëzua në akte dhune, me gurë, molotov, vezë, e gaz lotsjellës e deri te djegia e veturave të partive”, ka thanë ai.

“Këtë plan e nisën me një tentativa për vrasje. Kosova nuk meriton të ketë në krye të institucioneve një politikan që ka lidhje me familjarët e syrit të popullit. Vv-ja është dashur të distancohet dhe të dënojë veprimtarinë e saj. Për kë të arsye, krye-parlamentari duhet urgjentisht të jap dorëheqje që ta ruaj karakterin ligjor të postit të kryetarit të Kuvendit”, asht shprehë ai.

Shperndaje në: