Shtetet e QUINT’it “refuzojnë” Kurtin dhe Mustafën, ky asht reagimi i VV’s

Mbas takimit të mbramshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në faqen zyrtare të Vetëvendosjes ishte lëshue nji njoftim ku thuhej se palët ishin pajtue me u takue të Martën, ndërkohë ishte thanë se në takim do të merrnin pjesë edhe ambasadorët e shteteve të QUINT’it.

Nji njoftim i tillë kishte ngjallë reagime të shumta. Pjesëmarrja e shteteve të QUINT’it shihej si ndërhymje në negociata.

Një gjë e tillë është mohuar edhe nga vetë shtete e QUINT-it sot, duke thënë se nuk ndërhyjnë dhe nuk përkrahin asnjërën palë në çështjen e arrtitjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndërkohë, ka reague edhe Erzen Vraniqi nga Sekretariati për Media nga Vetëvendosje, tue thanë se Kurti e Mustafa ishin pajtue mbramjen e së Hanës që në takimin e sotëm me i ftue edhe ambasadorët e QUINT’it dhe Apostolovën.

Vraniqi ka thanë se nuk asht mendue që ata me u ftue me ndërmjetësue në diskutimet për koalicion për si lehtësues eventual.

Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30″.

“Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkrue Vraniqi.

Shperndaje në: