Hyseni: VV po ban fizkulturë, sepse po don zgjedhje

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni, qëndrimet e “Vetëvendosjes” për bashkëqeverisje po i sheh si papjekuni politike që, siç thotë ai, nuk i kontribuojnë nji zgjidhje të qëndrueshme e funksionale.

Hyseni në nji intervistë për “Front Online” i quen “fizkultura” politike sjelljet e Vetëvendosjes, derisa potencon qëndrimin e tij se kjo parti asht e interesueme që vendi me shkue në zgjedhje.

Thotë se LDK nuk asht parti e betonueme dhe në rast se nuk arrin marrëveshje me “Vetëvendosjen” ka me i kqyrë të gjitha opcionet në të mirë të vendit.

Shperndaje në: