Zhvillime të paprituna në LDK, Selmanaj e këshillon Vjosa Osmanin me lanë partinë

Zhvillime të paprituna kanë ndodhë mbrenda LDK’s.

Asht deputeti i këtij subjekti, Driton Selmanaj, ai i cili ka kritikue ashpër nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmanin, për qasjen e kësaj të fundit karshi koalicionit me VV.

Postimi i plotë i gazetarit Xhevdet Pozhari lidhun me intervistën e Driton Selmanajt:

Sot intervista “Saktë” transmetohet në ora 18:00, në mënyrë që të sjellim para kohe zhvillimet e fundit dhe disponimin e LDK-së për koalicionin eventual.
I ftuar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj që thotë se ky koalicion i ngjan një “fryti” që dy palët po e vrasin pak para lindjes! Optimizmi i tij është zvëtënuar edhe shkaku i modelit të bashkëqeverisjes VV-LDK në Prizren, e cila sipas tij tregon fytyrën e vërtetë të Vetëvendosjes!

Selmanaj për herë të parë kritikon ashpër dhe hapur Vjosa Osmanin, si dhe thotë se është shembull i gabuar i politikbërjes. Sipas tij, dikush që nuk pajtohet me qëndrimet e partisë dhe ndërton karrierë duke vepruar shpesh në kundërshtim me vendimet partiake, është më e udhës të largohet nga partia.
Selmanaj nuk e përjashton mundësinë që LDK ta formojë qeverinë nëse kandidati i tyre propozohet nga presidenti.

Shperndaje në: