Kadri Veseli shpreh ngushëllime familjes së policit të vramë në Zhur të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehë ngushëllime për familjen e policit të vdekun në nji shpërthim në Zhur të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të madh mora lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të sulmoj djemtë dhe vajzat tona në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre

Shperndaje në: