Kubota prodhon traktorin elektrik pa shofer n’Japoni

Simbas prodhuesit të makinerive bujqësore Kubota, sot ka gjithmonë e ma pak fermerë në Japoni, që përpiqen me menaxhue hapesina të mëdhaja të tokës. Me këtë problem në mendje, ndërmarrja kohët e fundit zbuloi nji koncept me i ndihmue këta fermerë – traktorin pa shofer!

I njoftun si Traktori X, automjeti asht projektue si pjesë e programit të teknologjisë së automatizueme të Kubota-Agrirobo. Kompania bani debutimin publik të këtij traktori në fillim të këtij mueji, në ekspozitën në qytetin e Kiotos.

Edhe pse nuk janë dhanë shumë detaje teknike, automjeti kuptohet se funksionon plotësisht me energji elektrike, përmes nji kombinimi të baterive dhe paneleve diellore.

Tue përdore nji kombinim të GPS, sensorëve të ndryshëm si kamera, dhe nji sistemi drejtimi të bazuem në inteligjencën artificiale, traktori asht në gjendje që në mënyrë autonome me punue si në fushat e zakonshme ashtu edhe në orizore. Sistemi i tij i inteligjencës artificiale gjithashtu i mundëson automjetit me monitorue faktorë të tillë si moti dhe ritmi i rritjes së të lashtave, kështu që ai mundet me vendosë vetë se kur duhet me dalë në fushë e me i krye detyrat si mbjellja, korrja apo livrimi.

 

Shperndaje në: