33 të vdekun në Turqi nga orteku

Nji ortek i dytë ka goditë Turqinë lindore sot, tue marrë jetën e 33 personave.

Simbas mediave të hueja, personat e fundit që ndrruen jetë ishin nga ekipi i punëtorëve të shpëtimit, të cilët u mobilizuen me ju dalë në ndihmë personave të ngujuem nga bora – si pasojë e ortekut të parë.

Zyrtarët thanë se 26 punëtorë të urgjencës vdiqën, ndërsa 53 u plagosën dhe të tjerët ende janë “varrosë” nën borë.

Numrin e përgjithshëm të vdekjeve e ka ba me dije presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Shperndaje në: