‘Përplasja’ e parë VV-LDK: Kurti thotë diçka për taksën, Osmani del kundër

Largimi i taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë ka me qenë njani nga vendimet e para të qeverisë Kurti, e cila ndodhet nga nji presion i madh ndërkombëtarë lidhun me këtë.

Largimi i taksës edhe ka shkaktue përplasjen e dy qëndrimeve të kundërta të koalicionit LVV-LDK, ku njani subjekt po thotë me u largue, e tjetri subjekt jo.

Kryeministri Albin Kurti ka deklarue sot se taksa 100% ndaj produkteve serbe ka me u heqë dhe ka me ju vendosë reciprocitet Serbisë.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali. Edhe për shkaqe historike dhe arsye aktuale. Konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind”, tha Kurti.

Kurse, njajtë si Kurti nuk po mendon kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila po thotë vendosja e reciprocitet ndaj Serbisë duhet me u studiue, mbasi kjo simbas saj asht temë shumë ma komplekse.

Siç e thotë edhe Osmani preferon që mos me u ngutë si qeveri dhe kërkon studim sa ma të thellë rreth kësaj çashtje.

“Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet është temë komplekse që kërkon studim të thellë. Nuk prekë punën e qeverisë dhe Kuvendit, por bashkëpunim me shumë akterë të tjerë, qofshin nga jeta ekonomike dhe institucione të tjerë”, tha Osmani,

Shperndaje në: