Vucic: Dialogu mundet me fillue, por pa njohje e kërkimfalje për Kosovën!

Presidenti i Serbise, Aleksandar Vucic, ka thanë se nuk ka me u ulë ne tryezën e bisedimeve me Kosovën në rast se kushtëzohet njohja dhe kërkimfalja.

Vucic në takim me qytetarët në profilin e tij zyrtar në Facebook, nuk ka me vazhdue dialogu derisa Kosova niset për bisedime me Beogradin zyrtar me shantazhe.

Simbas tij, nëse Prishtina zyrtare vjen me ndonji propozim i cili nuk asht thelbësor për dialogun, por vjen me propozimin se duhet me njofte pamvarësinë e Kosovës dhe me kerkue Serbia falje, atehere s’kemi çka me fole mes veti, ka thane Vucic.

“Por, përsëri shpresoj se ka me pase njerëz ma të arsyeshëm, racionalë, që e kuptojnë se asht e randësishme me bisedue dhe me u përpjeke me gjete kompromis. Dhe, nëse nuk dëshirojnë, nëse mendojnë se mujn me mposht Serbinë me shantazhe, atëherë ata e kanë shumë gabim”, tha Vucic.

Shperndaje në: