“Inxhja” n’Politike

Ardian Kastrati

Vjosa Osmani sa herë që përmend emrin dhe fotografinë e Ibrahim Rugovës e keqpërdorë, sepse në të njëjtën kohë po lejon që, Albin Kurti, t’ia përçmojë figurën politike të Ibrahim Rugovës, kurse ajo nuk po reagon, duke e poshtëruar kështu edhe vet LDK-në. Në këtë mënyrë, Vjosa, bëhet pjesë e këtij poshtërimi dhe vendosja e fotografisë së Ibrahim Rugovës, prapa shpinës së Vjosës  është poshtërimi i radhës, që i bëhet figurës politike të Ibrahim Rugovës. Thjesht, për Vjosën, nuk  është gjë e sikletshme qasja përçmuese e Albinit ndaj figurës së Ibrahim Rugovës. Emri i Ibrahim Rugovës, për të paraqet vetëm karburant elektoral dhe asgjë më shumë.

Vjosa Osmani, është një nga simbolet e diskursit politik më primitiv në Kosovë. Kjo për faktin, se fjalori i saj është i kufizuar, maksimumi në 100 fjalë, madje edhe kur i transmeton ato në publik, shkakton 100 gabime gramatikore e leksikore. Ndërkaq, për sa u përket ideve dhe projekteve politike, as mos të flasim, sepse i shpreh fjalët pa i përpunuar mirë mendimet në kokën e vet. Fjalët e pa përpunuara mirë në kokë më kujtojnë ato “ inxhet”  e para disa dekadave, nëpër lagjet e pjesës orientale të Prishtinës (‘inxhe’ e adoptuar në shqip nga turqishtja e vjetër nëpër Kosovë që iu referohet kryesisht grave më të vjetra të shtëpisë). Inxhet nga “çardaku” i tyre vëzhgonin lëvizjet e lagjes, duke i kualifikuar fqinjët dhe mjaft shpesh, duke mbjell urrejtje te të rinjtë e të rejat në lidhje me personat e caktuar të lagjes.  Ky ishte roli i “ inxhes”. Prandaj, kur sot dikush flet kot, i thonë po flet sikur “inxhe”. Për shkak të mangësive të mësipërme dhe mungesës së premisave intelektuale, Vjosa  ashtu sikurse “inxhet e moçme”, ka specialitet vetëm helmimin e publikut me gjuhën e saj kobriane e shpesh edhe raciste, ndaj kundërshtarëve politik . Rrjedhimisht , ajo më së paku përfaqëson ndryshimin e gjeneratave politike, pra përfaqëson të kundërtën, riciklimin e politikanëve të gërditshëm të dekadave të mëparshme, të cilët përmes gjuhës së ngjashme kanë mbjell vetëm urrejtje te gjeneratat e reja. Vjosa me dy gishta përpjetë paraqet njërën nga figurat me tragjik- komike të politikës së këtij vendi. Kjo u bë edhe më e dukshme me rastin e provokimit të radhës, pra me heqjen e fotografisë së presidentit aktual nga zyra e saj. Që të bëhet edhe më patetike, tha se gjithmonë reference  ka pasur filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, andaj e do fotografinë e tij për inspirim në zyren e saj. Për shkak të varfërisë së artikulimit, ajo e ka të vështirë  të shpjegojë se çfarë nënkupton me këtë filozofi politike ( ka vetëm një fjali që e  përdor 24/7 për Ibrahim Rugovën e ajo është ‘ Rugova arkitekti i pavarësisë së Kosovës’), përveç kësaj, nuk e kupton, sepse vërehet që s’i ka lexuar librat apo esetë kryesore të Ibrahim Rugovës, prandaj porsi “inxhet nga çardaku”, që në përfundim të çdo dite përshëndetnin fqinjët përballë, ashtu edhe  Vjosa,  krejt çfarë di të bëjë  duke mos u gabuar,  është t’i çojë dy gishta përpjetë si shpjegim për filozofinë politike të Rugovës. Neveritëse. Por, për referencën politike të saj ( Ibrahim Rugovën), po përkujdeset kolegu i saj, me të cilin kjo na  bind se ka mjaft libido politike, e ky  është Albin Kurti. Unë ashtu sikurse edhe Albini, duke  qenë anëtarë të Kryesisë së Unionit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1997-1999 (Lëvizja studentore e 1 Tetorit), mund të thuhet se kemi protagonizëm politik të përbashkët të atyre viteve, pikërisht sikurse tatuazhi në lëkurë. Pra, ky fakt më ofron sigurinë të konfirmoj se, Albin Kurti, kurrë nuk e ka vlerësuar filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, madje e ka përçmuar atë.  Për këtë ekzistojnë fakte, si të  shkruara,  ashtu edhe video-incizime. Albini, në fjalimin e tij në parlament,  përmendi Skënderbeun, Fan Nolin, Hasan Prishtinën e Adem Jasharin, por jo Ibrahim Rugovën. Albin Kurti, dje bëri homazhe te Adem Jashari, por jo edhe te varri i Ibrahim Rugovës. Ndërkaq, Vjosa nuk reagoi. Faktikisht, inxhja Vjosë, kurrë nuk pati guxim t’i kërkojë Albin Kurtit, që së bashku të shkojnë e të bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, sepse ajo e di përgjigjen e Albin Kurtit. Rrjedhimisht, ajo thjesht, për qëllime populiste dhe për goditjen e instinkteve të votuesve, e keqpërdorë emrin e Ibrahim Rugovës. Vjosa Osmani sa herë që përmend emrin dhe fotografinë e Ibrahim Rugovës e keqpërdorë, sepse në të njëjtën kohë po lejon që, Albin Kurti, t’ia përçmojë figurën politike të Ibrahim Rugovës, kurse ajo nuk po reagon, duke e poshtëruar kështu edhe vet LDK-në. Në këtë mënyrë, Vjosa, bëhet pjesë e këtij poshtërimi dhe vendosja e fotografisë së Ibrahim Rugovës, prapa shpinës së Vjosës  është poshtërimi i radhës, që i bëhet figurës politike të Ibrahim Rugovës. Thjesht, për Vjosën, nuk  është gjë e sikletshme qasja përçmuese e Albinit ndaj figurës së Ibrahim Rugovës. Emri i Ibrahim Rugovës, për të paraqet vetëm karburant elektoral dhe asgjë më shumë. Jo që ka ardhur koha, por ajo kohë ka kaluar që moti,  që politikanët primitivë të cilët specialitet kanë vetëm gjuhën dhe veprimet e tepërta urrejtëse, si Vjosa, t’i hedhim në kanalizimin e historisë, pra aty ku e kanë vendin. Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë gati  gjysmë-feudale, gjuha helmuese dhe veprimet me përplot urrejtje politike, që mbjell “inxhja”, shpesh përshkruhen si ndryshim. Nënkuptohet, urrejtja patologjike politike e Vjosës, gjeneron të njëjtat reagime edhe te kundërshtarët e saj politik, por pasojat  janë edhe më largvajtëse se kaq, sepse mbjellin urrejtje te gjeneratat e reja dhe maksimalisht polarizojnë shoqërinë tonë . Kështu, ne vazhdojmë ta orientojmë kot shpenzimin e energjisë tonë, sepse negativitetin e prodhojnë “inxhet politike”, në vend se të përpiqemi të prodhojmë modele politike të qeverisjes, që do të krijonin  një lloj baraspeshe sociale, ekonomike e politike në këtë shoqëri. Hipokrizia e pakonkurueshme, qëndron në faktin se, Vjosa  vetën e sheh si të moderuar, kurse në fakt paraqet një “kalama politik” në trupin e një 37- vjeçareje. Çfarë fatkeqësie për studentët që u ligjëron, çfarë degradimi për universitetin që në gjirin e vet ka një “pedagog” të tillë. Ne, mund të flasim e kritikojmë ditë e natë për keqqeverisjet e Hashim Thaçit, mund ta kontestojmë çdo gjë rreth personalitetit te tij, por ajo  është tjetër temë. Ndërsa, ai sot përfaqëson Institucionin e Presidentit. Nuk e di se çfarë ka folur  me vetveten  Hashim Thaçi, kur ka shkuar për homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në Velani, por një gjë  është e sigurt, sado formalisht ta ketë bërë, kjo i ka kontribuar  relaksimit të muskujve politik midis elektoratit të partive të ndryshme. Të paktën, ai e ka bërë një gjë të tillë. Me heqjen e fotografisë së presidentit nga zyra e krye-parlamentares është thyer ligji. Nuk është kiamet i madh për një vend ku ligji thehet çdo ditë, madje shumëfish më keq se kaq. Mirëpo çështja është se Vjosa e mbrojti vetën duke thënë se e njeh legjislacionin dhe se ligji nuk e përcakton se në cilin cep të zyrës duhet të vendoset fotografia e presidentit. Në rregulloren e Qeverisë së Kosovës Nr. 19/2011, e cila rrjedh nga Ligji për Protokollin e Shtetit, bëhet e qartë saktësisht se ku duhet të vendoset fotografia e Presidentit të shtetit. Në nenin 4, pika 3, thuhet se ‘Fotografia në zyre duhet të vendoset në mur në vend të dukshëm apo ballor’. Pra, Vjosa në ditën e parë të punës si kryeparlamentare ose gënjeu ose na tregoj se nuk e njeh ligjin. Për mua, më keq se thyerja e ligjit paraqet vendosja e precedentit përmes të cilit ka mundësi, që në të ardhmen, kur vjen krye-parlamentari i radhës, ta zëmë president atëherë është Vjosa, ai ose ajo krye-parlamentare në rastin më të mirë mund ta fërfëllijë në mbeturina fotografinë e Vjosës, ose në rastin më të keq ta vendos  fotografinë e saj aty, ku rojet e parlamentit i kryejnë nevojat fiziologjike. Kjo  është pikërisht ajo çfarë kërkojnë “inxhet politike” të këtij vendi. Degradim. Regres. Lëvizje ciklike të urrejtjes patologjike ndër gjenerata. Ndërkaq, ky model komunikimi nuk na ofron te vlerat qytetëruese evropiane, pra aty ku  synojmë të arrimë. Për fund, meqenëse çiftet e “inxheve” të tilla, për shkak të kufizimeve të potencialeve të tyre njerëzore e intelektuale tentojnë të zbresin edhe  të tjerët në nivelin e tyre të komunikimit, vetëm kësaj radhe po zbres në atë nivel, duke sugjeruar që Vjosa t’i propozojë edhe z. Kurti, ta mbajë fotografinë e Ibrahim Rugovës në zyrën e tij dhe ta shohim se ku po e gjenë pastaj. Ama ta bëjë me dinjitet kërkesën, me dy gishta përpjetë!

(Autori asht politolog dhe Profesor në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës)

Shperndaje në: