Bashkimi kombëtar arrihet me një gjuhë që mund të përdoret në të gjitha viset shqiptare, jo me “fitoren” e një kasapi!

Kombi shqiptar dhe gjuha e njësuar

 

Ullmar Qvick

Kanë kaluar gati 50 vjet dhe si është gjendja e gjuhës shqipe? Si është realizuar standardi?
Pas vendimeve të vitit 1972 kryeministri i RPS të Shqopërisë Mehmet Shehu deklaroi: Kjo është një fitore për vijen e Partisë! Dhe fitorja e partisë ishte fitorja e popullit shqiptar, apooo….??!

Kur lexoj disa tekste të shkruar nga shqiptarë të lindur dhe të rritur larg Gjirokastrës dhe Korcës, mendoj: Ah, Migjeni ka shkruar për mjerimin, në kohën e vet, por kush kujdeset për të mënjanuar mjerimin gjuhësor?

Si mund të respektojnë të mjerët një standard, një normë që dallohet aq shumë nga gjuha e nënës së tyre?

Si mund të pranojnë një normë me defekte?

Vrasja e paskajores ka qenë krim kapital. Pse të mos inkuadrojmë në gjuhën standarde edhe paskajoren? Paskajorja është veti e të gjithë gjuhëve të qytetëruara, me pak përjashtime. A janë shqiptarët në Evropë, atëherë të perdorin një gjuhë me trajta evropiane!
Kur njerëzit në jug të kombit shqiptar kanë mësuar të përdorin paskajoren do të ndihen si balerina, e cila ka pasur një elefant si pedagog dhe tani ky u zëvendësua nga një mjeshtër i vallëzimit!

Të mos prishim gjuhën që na bashkon, thonë disa. Jo, aspak, gjuha e themeluar në vitin 1972 është thesar. Vetëm duhet pranimi i paskajores bashkë me format e pranuara të foljes, dhe do të kemi mundësi të futim në arsim dhe në mediat një gjuhë me përmasa kombëtare.

Bashkimi kombëtar arrihet me një gjuhë që mund të përdoret në të gjitha viset shqiptare, jo me “fitoren” e një kasapi!
Kam dashtë me fol edhe me shpetu shpirtin tim…..

Shperndaje në: