Zbulohet se çka ka me sjellë Rusia në Serbi me 17 Fror

Dje, presidenti serb, Aleksandar Vucic, kishte njofte se po pregaditen për vizitën e Ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, që do “të sillte diçka” simbas Vucic, mirëpo e kishte refuzue me thanë se çka. Tash mediat serbe njoftojnë se bahet fjalë për armatimin e kontraktuem për me ble nga Rusia prej qeverisë serbe.

Të njajtin njoftim e bani edhe Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, dje në intervistën me median ruse, Sputnik siç kishte ba edhe Presidenti serb Vucic.

Vucic ishte krenuar me marrëdhanien e mirë me Rusinë dhe e kishte vlerësue ministrin e mbrojtjes rus Shoygu si mik i madh dhe i vërtetë i Serbisë. E me të ka me arritë edhe bateria e parë e artilerisë së mbrojtjes kundërajrore Pancir C1 të bleme nga Serbia, shkruen gazeta Vecernje Novosti.

Shperndaje në: