Vucic, i lumtun me këtë vendim që po e merr Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, asht shprehë i lumtun dhe e ka vlèrësue si shumë të randësishme kërkesën e SHBA që Kosova me heqë taksën 100 përqind ndaj Serbisë.

Ai ka shkrue në rrjetin social Twitter mbas takimit që ka zhvillue sonte në Munich të Gjermanisë me të dërguemin special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, se asht shumë mirënjohës për këtë kërkesë të SHBA për Kosovën.

“Patëm nji bisedë të hapun dhe të sinqertë. Asht me shumë randësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. Unë jam mirënjohës ndaj Ambasadorit Grenell, sekretarit Pompeo dhe presidentit Trump për angazhimin e tyne me i heqë tarifat dhe për me i vazhdue diskutimet midis nesh dhe Prishtinës”, ka shkrue Vucic.

Kujtojmë se, Kurti ka deklarue disa herë që ka me heqë taksën, me zavendësue me reciprocitet.

Shperndaje në: