E thotë Presidenti Thaçi: SHBA po kambëngulin me ndodhë kjo gja

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thanë se takimi që pati sonte me ambasadorin Richard Grenell në Munich, asht rikonfirmim i zotimit të SHBA, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë me u arritë gjatë këtij viti.

Në Zonën e Debatit të Klan Kosovës, Presidenti Thaçi u shpreh se kjo po ndodh me kambëngulje për hapjen e nji perspektive të re për qytetarët e Kosovës.

Ka qenë takim produktiv me një rikonfirmim të zotimit të SHBA-ve dhe presidentit Trump, por edhe Sekretarit Pompeo dhe rolit udhëheqës në këtë proces ndërmjet Kosovës e Serbisë, Ambasadorit Grenell që procesi të shtyhet përpara”.

”Dhe të punohet këmbëngulësisht që të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës e Serbisë gjatë këtij viti, që do të përmbyllej me njohje reciproke”.

”Si rezultat do të hapej përspektivë e sigurt për shtetin e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Kombeve të Bashkuara”.

”Dialogu nuk ka alternativë, me arritjen e kësaj marrëveshjeje do të ketë një perspektivë e sigurt zhvillimore dhe një perspektivë cfare e duan qytetarët e Kosovës”.

Shperndaje në: