Grenell e vlereson “historike” marreveshjen mes Kosoves dhe Serbise

Me ndërmjetësimin e Richard Grenell, të Dërguemit Special të Presidentit Donald Trump, asht nënshkrue marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, të cilën SHBA e kanë quejt historike, ka ndodh në Mynih të Gjermanisë, sot ne oren 9:30.

Pak para nisjes se Konferences per Siguri në Munih, presidentët e të dyja vendeve – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic – kanë firmos letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe letrën e shprehjes së interesit për hekurudha.

Përmes këtyne letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gadishmëninë me i rihape rrugët që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore, si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njani-tjetrin, ashtu si dhe me Europën.

Kjo marrëveshje asht arrite me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, te Dërguemit Special te Presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Shperndaje në: