Deklarata e Vucic mbas marrëveshjes: Nuk ishte e lehtë…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka folë mbas marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka mirëpritë marrëveshjen e arritun sot për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka falënderue angazhimin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës tue thanë se marrëveshja tash ka me qenë nji tjetër hap drejt stabilizimit të rajonit.

“Dua t’i falënderohem presidentit Trump dhe të dërguarit special Grenell për interesimin e tyre për të arritur një zgjidhje për rajonin. Po ashtu, ky është një lajm i mirë për lëvizjen e lirë të mallrave”, deklaroi Vucic para gazetarëve.

“Nuk ka qenë e lehtë andaj jam i lumtur kur e shoh arritjen që kemi bërë sot falë jush zotëri Grenell. Mendoj se ky është një hap drejt stabilizimit të rajonit”, shtoi ai.

Shperndaje në: