Kush janë dy zyrtarët kosovarë që nënshkruen marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe të autostradave Kosovë-Serbi?

Historike asht quejt sot nënshkrimi i marrëveshjes për linjat hekurudhore dhe të autostradës mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Në këtë takim të organizuem dhe të finalizuem nga i dërguemi i Special i presidentit të SHBA, Donald Trump, ambasadori Richardh Grenell, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtue për bashkëpunim në këto dy fusha.

Delegacioni kosovar që e ka nënshkrue këtë marrëveshje ishte i përbamë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.
Veseli dhe Qupeva kanë qenë në dakordim me presidencën kosovare dhe ambasadën amerikane.

Shperndaje në: