Haradinaj reagon për marrëveshjet e arrituna në Munich

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reague mbas marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat të arrituna në Munich mes Kosovës e Serbisë.

Përmes nji postimi në Twitter, ai ka thanë se tashma duhet edhe marrëveshja finale, që simbas tij duhet me përfshi njohjen reciproke.

“Duartrokas presidentin Trump dhe të dërguarin Grenell për vizionin dhe lidershipin në funksionalizimin e hekurudhave dhe autostradave për lidhjen e Kosovës dhe Serbisë. Tani është e nevojshme edhe finalja e madhe e marrëveshjes: njohje reciproke, ashtu siç presidenti Trump ka nënvizuar në letrat e tij”, ka shkrue Haradinaj.

Shperndaje në: