3 këshilla interesante me “dhezë” seksin për Shën Valentin (foto)

Për çiftet e reja, presioni gjatë Shën Valentinit asht mjaft i madh. Çka duhet me i ble atij/asaj për dhuratë? Në cilin restorant me shkue? Çka me bisedue? Sidoqoftë, qershia mbi tortë asht seksi në fund të natës. Por, nëse dëshironi që gjatë kësaj nate me proue gjana të reja dhe me ba sa ma emocionuese këtë festë të çifteve, atëherë mundeni me i provue këshillat e maposhtme:

Provoni nji hapsinë të re

Shkoni në ndonji hotel ku s’keni qenë ma parë, ose merrni me qira ndonji shtëpi në ndonji katund. Kudo që vendosni, me randësi me shkue në nji vend ku ndiheni se po provoni diçka të re. Nuk asht nevoja me qenë vend lluksoz, por thjesht me qenë nji vend që ju sjell emocione të reja.

‘Sexting’ (shkëmbeni mesazhe seksi)

Nuk asht nevoja të jeni pranë njani-tjetrit gjatë ditës që të eksitoheni. Provoni që gjatë ditës me shkëmbye mesazhe seksi me partnerin/ën në mënyrë që të pregaditeni ma herët për natën pasiononte.

Filmat pornografikë…

Ndoshta ju duket çmenduni ose gja e çuditshme, por si çift mundeni me provue me kqyrë porno-filma bashkë.

Shperndaje në: