Presidenti Thaçi nga Munich’u: Kosova ndjehet e tradhtueme nga BE, qe pse

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ripërsëritë zhgënjimin e tij me BE për mosheqjen e vizave.

Nga Munichu, vendi ku sot u nënshkrue marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, Thaçi ka thanë se Kosova asht e dëshpërueme dhe ndjehet e tradhtueme me mosliberalizimin e vizave.

Ka thanë po ashtu se shpreson që BE me korrigjue këtë gabim simbas tij strategjik dhe të marrë shpejtë nji vendim lidhun me këtë çashtje.

Natyrisht se të gjithë janë këtu, ata që duhet të jenë. Ne do të fokusohemi për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-të. Roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm. BE duke mos marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën është duke bërë një gabim strategjik dhe Kosova ndihet shumë e zhgënjyer, dëshpëruar dhe tradhtuar nga BE. Dua të shpresoj që Borrell të bëj lëvizjen e duhur dhe të marrë këtë vendim”, ka thanë Thaçi për REL.

Shperndaje në: