Thaçi tregon kur mundet me u arritë marrëveshja paqësore me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se marrëveshja finale paqësore me Serbinë arrihet gjatë këtij viti.

Me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshjen finale gjatë këtij viti po thotë presidenti Thaçi.

Thaçi thotë se beson shumë në lideshipin e administratë së presidentit të SHBA, Donald Trump dhe rolin e ambasadorit Richard Grenell.

“Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe gjithë administratën së tij dhe rolin e ambasadorit Grenell që gjatë këtij viti mund të arrihet marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi. Kjo është rruga e cila duhet të ecim përpara dhe mos të mbesim peng nga e kaluara mes popujve tanë”, tha Thaçi.

Shperndaje në: