Grenell: Marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë u arritën falë direktivave të Presidentit Trump

I dërguemi i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell ka reague edhe njiherë mbas marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat të arritura sot në Munich mes Kosovës e Serbisë.

Përmes nji postimi në Twitter, Grenell ka thanë se marrëveshjet e arrituna mbrenda katër mueksh, kanë qenë me direktiva të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Tue iu falënderue direktivave specifike të Donald Trump, ne mbrenda katër muejsh kemi nënshkrue tri marrëveshje. Nji për linjën ajrore, nji për hekurudhat dhe nji për autostradat”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: