Deklarata e Thaçit mbas takimit të liderëve të Ballkanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folë mbas takimit të tij me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai në nji prononcim për Televizionin Publik asht shprehë se ky takim ishte mundësi e mirë me u prezentue të arritunat dhe aspiratat e Kosovës.

Ishte një mundësi e mire që të prezantohen të arriturat e Kosovëas dhe aspiratat. Në këtë takim morrën pjesë edhe zoti Borell dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, me të cilët diskutuam për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndodhin Kosovës por edhe tërë Ballkanit. E theksova se Kosova ndihet e ndëshkuar nga BE për shkak të mosliberalizimit të vizave dhe kjo duhet të ndryshojë nga BE dhe BE duhet të veprojë në mënyrë unike dhe të drejtë sepse ne nuk po kërkojmë dhuratë por i kemi plotësuar kriteret. BE po bën gabim strategjik dhe është qasje e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës.”, tha Thaçi.

“Angazhimi tjetër duhet të jetë drejt dialogut Kosovë – Serbi që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, natyrisht viti i kaluar ka qenë më optimist sesa ky që është dhe duhet BE të jetë unike e të përkrahet nga shtetet anëtare. Tani meqë Trump e ka emëruar Grenellin ka shënuar hapat e parë dhe BE duhet ta përcjellë këtë proces që gjatë këtij viti të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi që të hapë perspective për vendet dhe të mundësoj paqen në Ballkanin Perëndimor.”, tha Thaçi.

“Kjo marërveshje është mes dy vendeve si dy shtete të pavarura dhe sovrane në interes të shteteve dhe qytetarëve, të kemi lëvizje të lire të njerëzve dhe mallrave. Kjo i ndihmon investimeve ndërkombëtare dhe këto investime duhet të përfshihen në implementimin e këtij projekti.”, tha Thaçi në fund.

Shperndaje në: