Përfundon përballja e Kurtit me Vucic’in në Munich

Ka përfundue diskutimi për Ballkanin Perëndimor në nji tryezë të rrumbullakët të organizuem nga Konferencën e Sigurisë së Munichut lidhun me çashtjet e sigurisë në Ballkan.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët u ulën përballë njani-tjetrit.

Në panel ku u diskutue për rajonin, morën pjesë edhe kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Djukanovic e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Ky panel asht zhvillue me dyer të mbylluna.

Shperndaje në: