Qe qysh i pergjigjet Thaçi deputetes se VV, qe mendon si Serbia per UÇK

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i përgjigjet ashpër nënkryetares së VV dhe deputetes se Kuvendit, Fatmire Kollçaku, lidhun me deklaraten e saj ku ajo del ne pozicionet e Serbise ne raport me UÇK.

 

Ky asht postimi i plotë i Presidentit:

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.

Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo.

Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

E pyes zonjën në fjalë: çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?
UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova.

UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.
Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë.

Po e përsëris: Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj. Kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Ne jemi me fat që kemi bindur aleancën më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-n, që të na dalë në ndihmë dhe së bashku ta çlirojmë vendin tonë.

Çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shperndaje në: