Thaçi nga Brukseli: Qe kur ishte BE e gatshme me ba liberalizimin e vizave

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë ekskluzive nga Brukseli, ka thanë se BE ishte e gatshme me i liberalizue vizat në vitin 2016, por për shkak të ngatërresave politike që ishin në atë kohë nuk kishte ndodhë.

“Ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se kemi bërë progres, natyrisht se ka pasur kohë kur jemi vonuar me gabime tona, të ardhmen evropiane, në veçanti në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, kur BE ishte e gatshme që ta bënte liberalizimin e vizave, por për shkak të ngatërresave politike dërguan mesazhin më të keq të mundshëm tek partnerët tanë edhe në BE edhe në SHBA”, u shpreh presidenti.

“Është takimi i parë i liderëve të ri të BE-së që e organizojnë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është një fokus dhe një vëmendje e shtuar e BE-së me liderët e rinj. Shpresoj që ky takim apo kjo darkë e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor mos të mbetët vetëm shkëmbim ideshë siç ka ndodhur edhe në të kaluarën por të paraqitet një vizion për të ardhmen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti të hapet perspektiva konkrete dhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën procesi i liberalizimit të vizave”, u shpreh Thaçi, transmeton E.O.

Shperndaje në: