Mos e huqni këtë urim për Kosovën nga Ambasada Britanike

Ambasada Britanike ka urue shtetin e Kosovës për 12 vjetorin e pamvarësisë, tue ia kujtue mikpritjën që jau bani lojtarëve të Anglisë këtu, si dhe ndihmën e madhe që i dhanë Shqipnisë mbas tërmetit vdekjeprumës.

Përmes nji njoftimi për media, Ambasada e Britanisë së Madhe ka thanë se Kosova ka mikpritje të mrekullueshme, si dhe nji zemër të madhe.

“Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe”, thuhet në këtë njoftim.

“Mardhaiet tona janë ndërtue përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretnia e Bashkueme do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit”, shkruen në fund.

Shperndaje në: