Dalin pamjet: Kur Kadri Veseli iu thoshte bashkëluftarëve që kanë për qëllim Pamvarësinë e Kosovës (video)

Sot çdo kosovar e shqiptar asht çue me krenari dhe me gëzim. Sot, gjithandej po valon flamuri i shtetit të Kosovës, përkrah atij kombëtar. Sot, kosovarët festojnë 12 vjetorin e shpalljes së pamvarësisë.

Në këtë ditë ma shumë se asnjiherë kujtohet sakrifica e të gjithë atyne që falën gjanë ma të shtrejt, jetën.

Derisa nuk harrohet edhe kontributi i djemve e çikave që rrokën armët për me i gëzue brezat e ardhshëm lirinë e pamvarësinë.

Nji nga ta ishte edhe Kadri Veseli, ish-kryetari i Parlamentit, tash kryetar i PDK’s.

Ndërsa, kjo video tregon edhe guximin dhe etjen e tij për pamvarësi.

Kemi vetëm një qëllim të vetëm, Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ndigjohet Veseli tue thanë para bashkëluftarëve të tij, nji sekuencë të shkurtë e realizueme me 10.06.1999.

Video e rrallë e Kadri Veselit në vitin 1999

Posted by Inspirimi on E hënë, 17 Shkurt 2020

Shperndaje në: